Telegrafi

Galliani: Pato ka rinovuar marrëveshjen

Galliani zbuloi se ylli i ri i ekipit e ka vazhduar besimin dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare. Pato verën e kaluar ishte cak i shumë klubeve, mes të cilave edhe Chelseat, por pas shitjes së Kaka, drejtuesit e Milanit nuk dëshironin të mbeten edhe pa një lojtar kyç.

Me marrëveshjen e re, rosonerët treguan se kanë besim të madh në lojtarin dhe sigurisht se do t’i largojnë synimet e klubeve tjera, të cilët përgatisin sulme të reja për të marrë shërbimet e brazilianit.

“Pato ka rinovuar kontratën me Milanin për edhe pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Galliani në Milan TV.

Pato arriti në Milan në vitin 2007 në moshën 17 vjeçare nga Internacional, por duhej të presë deri sa të mbushë 18 vjet për të debutuar me fanellën kuqezi, në janar të vitit 2008.