Adriano Galliani përjashton kategorikisht transferimin e emrave të mëdhenj të Milanit në janar, por fushata e transferimeve të klubit duhet të fokusohet në shitje njëherë dhe pastaj në blerje.
Rossonerët janë në mes të kalimit të pronësisë te konsorciumi kinez, Sino-Europe Sports, por ajo është shtyrë deri në mars dhe kjo do të thotë se drejtori i klubit italian edhe një herë do të jetë në krye të fushatës së transferimeve, dhe nuk do të ketë emra të mëdhenj që do të vijnë në San Siro.
“Fushata e transferimeve të Milanit është shumë e ndërlikuar. Çdo gjë është e vështirë. Unë mund të bëjë një marrëveshje, të përfundoj atë, por pastaj ne kemi nevojë për miratimin e palës tjetër [Sino-Europe]”, ka thënë Galliani për gazetarët jashtë zyrave të Lega Serie A.
“Tregu lëviz shpejt, mërzitem nëse ka një marrëveshje të plotë dhe pastaj të kem nevojë të kërkojë leje nga të tjerët. Kjo duhet të bëhet si një lëvizje e mesme, të ketë një fushatë neutrale transferimesh, ne do të duhet të shesim para se të blejmë. Kështu që unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar”, përcjell Telegrafi.
“Marrëveshja Berlusconi-Galliani është që të fokusohem në lojtarë të rinj italianë. Unë kategorikisht mund të përjashtojë nënshkrime të mëdha”, përfundoi drejtuesi italianë. /Telegrafi/