Telegrafi

Galliani: Nuk largohem nga Milani

Të premten mediat italiane kanë spekuluar se raportet e Gallianit dhe presidentit Silvio Berlusconi nuk janë të mira dhe për këtë arsye, zëvendëspresidenti i skuadrës kuqezi dëshiron ta braktisë San Siron.

Mirëpo, Galliani ka reaguar me anë të një komunikate në faqen zyrtare të Milanit ku mohon këto thashetheme.

“Unë kategorikisht i mohoj njoftimet që sot u paraqitën në Riformista dhe të cilat thoshin që unë do të transferohem te Juventusi apo Real Madridi”.

“Po ashtu i mohoj fuqishëm spekulimet e mediave se raporti im me Silvio Berlusconin është prishur. Kam lidhje të forta dhe sentimentale me presidentin e klubit të cilat datojnë që para 30 vitesh”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/