Telegrafi

Galliani: Nuk kemi frikë nga Reali

“Kanalet televizive prej të gjitha vendeve të botës nesër do ta përcjellin takimin. Kjo është një ndeshje e dy ekipeve që kanë fituar 16 kupa evropiane. Dhe ne sigurisht nuk do të udhëtojmë në Madrid duke ndjerë presion psikik”, ka thënë Galliani.

Milani të dielën shënoi fitore ndaj Romës, e cila fitore ka ngritur vetëbesimin e rosonerëve në prag të takimit të nesërm.

“Ishte e patjetërsueshme ta bëjmë hapin tonë, t’i rrisim vetëbesimin dhe gjithçka tjetër. Ekipi luajti mirë në pjesën e dytë, pa marrë parasysh situatat diskutabile”, ka shtuar italiani.