Telegrafi

Galliani: Nuk flas për Interin

“Nuk dua të flas për askënd tek Interi. Ata shpeshherë e bëjnë për ne, por unë e kam krijuar një rregull këtu, që thotë të mos flasim për Interin”.

“Ne gjithashtu nuk duam të flasim as për gjyqtarët”, theksoi Galliani.

Drejtori i Interit, Gabriele Oriali, pas barazimit ndaj Palermos ka përdorur ironinë, kur tha se gjyqtari dështoi të ndëshkojë mbrojtësin e Palermos, Cesare Bovo, me karton të kuq, pasi ky i fundit përdori bërrylin në duel me Militon. /Telegrafi/