Drejtori i Milanit, Adriano Galliani, nuk është befasuar aspak nga forma e lartë e Gerard Deulofeu.
Rossonerët kanë qëndruar bashkë si ekip të premtën mbrëma në një darkë të organizuar nga trajneri Vincenzo Montella.
Në darkë mungoi vetëm Gigi Dunnarumma të cilit i ishte dhënë pushim.
“Nuk jam i befasuar nga Deulofeu, pasi që e kam ndjekur atë qysh nga mosha e hershme. Ai është lojtar i rëndësishëm për neve”, deklaroi Galliani. /Telegrafi/