Telegrafi

Galliani negocion për Fabianon

Galliani ishte në Madrid për të ndjekur ndeshjen e legjendave të Realit ndaj atyre të Milanit, ndërsa të hënën do të udhëtojë në Sevilla për të negociuar transferimin e Fabianos.

Football Italia pohon se Galliani ka hartuar një listë të shkurtër të transferimeve potenciale, ku gjendet treshja e Real Madridit, e që përbëhet nga Royston Drenthe, Rafael van der Vaart dhe Fernando Gago. Luis Fabiano vlerësohet të kushtojë afro 20 milionë euro. /Telegrafi/