Telegrafi

Galliani: Mourinho është njohës i madh

“Morali i ekipit gjithmonë është i mirë, e vetmja gjë që ndryshon është mendimi i mediumeve. Nuk ishim të vdekur më herët, e as që jemi fenomen tash. Gjithsesi më herët Milani ishte i nënvlerësuar”, ka thënë Galliani.

“Derbi nuk mund të jetë një ndeshje vendimtare, pasi ende është java e dytë. Mourinho ka thënë se Milani është favorit në derbi? Ai është njohës i madh”, ka shtuar italiani.