Telegrafi

Galliani: Montolivo është Pirlo i ri i Milanit

28-vjeçari u transferua në San Siro nga Fiorentina dhe tashmë është transformuar në lojtarin kyç të planeve të Massimiliano Allegrit.

“Jemi duke bërë një luftë të jashtëzakonshme për vendin e tretë dhe ishte e rëndësishme që të fitonim”, ka thënë Galliani duke iu referuar fitores prej 2-1 ndaj Parmas.

“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, por Montolivo luajti një ndeshje të bukur dhe ai është në formën më të mirë të karrierës së tij. Ne e kemi gjetur Pirlon e ri”, ka shtuar Galliani për faqen zyrtare të Milanit. /Telegrafi/