Telegrafi

Galliani: Mario e ka efektin e Ibrahimovicit

Balotelli ka shënuar katër gola në tri paraqitje në Serie A prej se erdhi nga Manchester City, ndërsa Galliani i ka lëvduar paraqitjet e italianit.

“Balotelli i inspiron lojtarët e tjerë, pak a shumë e ka efektin e Zlatan Ibrahimovicit”.

Ai u jep forcë lojtarëve dhe performanca e tij ndikon te të tjerët. Golat e tij janë dëshmi që ne nuk e kemi blerë vetëm që të ketë ndikim në media”, ka thënë shefi ekzekutiv i Rossonerëve. /Telegrafi/