Telegrafi

Galliani: Liga e Kampionëve është natyrale për Milanin

Galliani është duke parë në pjesën e mbetur të sezonit me optimizëm, pasi ai është i bindur se rosonerët janë mjaft të fuqishëm për të garuar për pozitat e para, ndërsa objektivi kryesor mbetet Liga e Kampionëve.

“Ne luajtëm mirë në 30 minutat e para të ndeshjes, pastaj pranuam gol nga pakujdesia dhe pastaj ndodhi pjesa tjetër. Ne duhet të përmirësojmë shumë gjëra, por jeta vazhdon dhe kemi një ekip shumë të mirë; ne nuk kemi vdekur. Pastaj, ne do të rikthehemi te ambienti ynë natyral; Liga e Kampionëve”, ka thënë Galliani.