Adriano Galliani e ka konfirmuar se këto të radhës janë tri javët e fundit te Milani, pasi sipas tij, ai nuk di të bëjë tjetër rol përveç atij të Drejtori te përgjithshëm.
Silvio Berlusconi do ta mbyll shitjen e klubit me 2 dhjetor dhe me këtë edhe Galliani do të largohet nga klubi që punoi për 30 vite herë si zëvendëspresident e herë si drejtor i përgjithshëm .
“Mund të jenë tri javët e fundit të mia te Milani” .
“Nuk dua të dëgjohet si arrogancë, por unë gjithmonë kam kryer punën e drejtorit ë përgjithshëm në karrierën tim dhe nuk di të bëjë rol tjetër.”
“Çfarë mund të bëjë? Mund të them që janë tri javët e fundit pas 30 vitesh punë te Milani”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/