Telegrafi

Galliani: Kaka nuk vlen 18 milionë euro

“Tregimi për Kakan është një kapitull i mbyllur për mua”.

“Real Madridi dëshironte 18 milionë euro – një shifër, e cila duke marrë parasysh moshën dhe kërkesat për pagën e tij, e bëri marrëveshjen të paimagjinueshme”, ka deklaruar Galliani për Corriere dello Sport.

Kujtojmë që në vitin 2009, Milani ia shiti brazilianin Realit për 68 milionë euro. /Telegrafi/