Telegrafi

Galliani: Inzaghi do të qëndrojë

Sulmuesi veteran do të jetë pa kontratë në muajin qershor dhe së fundi spekulohet se mund të largohet nga Milani pasi është i pakënaqur me rolin e tij. Por Galliani thotë se sulmuesi do të qëndrojë me rosonerët.

“Ka një marrëveshje në mes meje dhe Inzaghit: nëse ne luajmë në Ligën e Kampionëve ai do të mbetet. Izaghi do të qëndrojë me ne”, ka thënë Gallini. /Telegrafi/