Telegrafi

Galliani i kënaqur me Leonardon

Humbja e javës së kaluar nga Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve, solli kritikat e hapura të Berlusconit ndaj Leonardos, që e bëri atë publikisht të pranojë se është i gatshëm të japë dorëheqje.

“Ka pasur një keqkuptim. Fjalët e presidentit janë keqinterpretuar. Ai është përgjigjur në pyetjet nga një reporter politik. Ka pasur diskutim me trajnerin tonë dhe tash gjithçka është zgjidhur”, ka thënë Galliani./Telegrafi/