Telegrafi

Galliani: Huntelaar do të qëndrojë

“Huntelaar duhet të jetë i qetë, sepse ai nuk do të shkojë askund. Këtë po vazhdoj që ta them qe disa ditë, por nuk e di se për çfarë arsyeje nuk më besojnë”, është shprehur zëvendëspresidenti i Rossonerëve.

Galliani ka folur edhe për spekulimet në lidhje me transferimin e lojtarit të Cagliarit, Nene, drejt Milanit, duke thënë se ardhja e tij do të ndodhte nëse do të largohej Huntelaar, megjithatë ka lënë të hapur gjithçka për të hënën e ardhshme. /Telegrafi/