Telegrafi

Galliani: El Shaarawy nuk shkon te City

Gallini thotë se El Shaarawy nuk do të përfshihet në ofertën për sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli, siç kanë shkruar së fundi mediat italiane.

“Betohem, betohem, betohem se El Shaarway do të qëndrojë te Milani. Ne do ta mbajmë atë dhe do ta mbulojmë mungesën e De Jong me ata që kemi në skuadër”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/