Telegrafi

Galliani: Dyshoj se do ketë transferime

“A do të punojmë në treg për të sjellë përforcime? Unë dyshoj në këtë, por të shohim. Është një problem, pasi që do të jetë e vështirë ta transferojmë Hondan, për shkak se ai nuk ka pasaportë evropiane. Duhet ta pyesni FIGC-në për këtë”.

“Asnjë prej yjeve të mëdha nuk do të largohet. Siç ka thënë dhe presidenti i Interit, Massimo Moratti, duhet të bëni sakrifica me lojtarë të cilët kërkohen dhe jo t’i shitni ata që nuk kërkohen”, ka thënë Galliani për Calciomercato. /Telegrafi/