Telegrafi

Galliani: Duhet të shesim lojtarë për Ibrahimovic

“Te Milani, askush nuk do të vijë pa i shitur së pari lojtarët tjerë. Le ta lëmë Fabianon të qetë, ai ka një Botëror të mirë. Për momentin nuk ka marrëveshje për të. Ibrahimovic është lojtar i madh, por për ta transferuar atë duhet t’i shesim të tjerët”, theksoi Galliani.

Deri tani, Rossonerët kanë transferuar vetëm portierin Marco Amelia si huazim nga Genoa, kurse nga ana tjetër kanë marrë si transfer të lirë qendërmbrojtësin veteran, Mario Yepes nga Chievo. /Telegrafi/