Telegrafi

Galliani: Drejtorët shkojnë, klubi vazhdon

Adriano Galliani ka dhënë një deklaratë filozofike rreth largimit nga Milani.

Konsorciumi kinez, Sino-Europe Sports, është në proces që të marrë pronësinë e klubit rossoner, ndërsa kur të kompletohet shitja, Galliani do të largohet.

“Milani është një ëndërr, dashuri e përjetshme dhe nuk është fundi i asaj dashurie”.

“Jam shumë i fokusuar në punën time dhe do ta bëj atë deri në fund. Pastaj do të mbetem tifoz i Milanit, dashuria nuk do të shkojë absolutisht askund tjetër”.

“Milani ka lindur më 6 dhjetor 1899 dhe më e rëndësishmja është e mira e Milanit. Drejtorët shkojnë, e rëndësishme është që Milani të vazhdojë dhe të ketë sukses, ashtu si ka pasur me presidentin Berlusconi”, ka deklaruar Galliani për MilanNews. /Telegrafi/