Telegrafi

Galliani: Do ta përkrahi Juven kundër Interit

Galliani shpreson për një favor nga Juve dhe ka kërkuar nga ata t’i thyejnë shpresat e Interit për titull, duke shtuar ambiciet e Milanit për triumf në Serie A.

“Dëshironi të dini nëse do ta përkrah Juventusin? Çfarë mendoni ju?”, ka thënë Galliani.

“Është një javë vendimtare dhe do të dimë më shumë të hënën në raport me si po shkon lufta për skudeton, duke marrë parasysh se ka tre ndeshje vitale të cilat zhvillohen, Inter-Juve, Sampdoria-Milan dhe Lazio Roma”, ka shtuar italiani./Telegrafi/