Telegrafi

Galliani: Dinho qëndron, Dzeko larg Milanit

“Ronaldinho është lojtar i Milanit dhe ai natyrisht se do të luajë këtu sezonin e ardhshëm. Ronaldinho do të kthehet së bashku me vëllanë e tij, por kurrë nuk ka pasur kërkesë nga ai që të largohet, apo ndonjë ofertë nga ndonjë klub. Flamengo? Ata kurrë nuk na kanë kontaktuar”.

“Ronaldinho do të vijë për stërvitjet parasezonale, pasi që ka edhe një vit kontratë. Nuk ka kurrfarë klauzole për t’u larguar në janar”.

“Dzeko? Tani për tani nuk kemi marrëveshje për Dzekon, por kemi arritur marrëveshje për Sokratis Papastathopoulos edhe pse kanë mbetur disa gjëra për t’u përmbyllur”, deklaroi Galliani për Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/