Telegrafi

Galliani beson në sukses të Milanit

“Milani ka fituar 26 trofe në 23 sezonet e fundit, 13 në Itali dhe 13 jashtë saj. Këto fitore janë garanci për të ardhmen, falë këtyre trofeve Milani është bërë klubi më fitues në botë”, ka thënë Galliani.

“Asnjë klub tjetër italian nuk ka fituar tituj ndërkombëtar në mileniumin e ri. Ne jemi krenar për këtë. Tash jemi në një moment të rëndësishëm, kur duhet të bëjmë ndryshime. Jam i sigurt se ekipi do të vazhdojë t’ia dalë mirë”, ka shtuar italiani.