Telegrafi

Gallas zbulon fjalët e para të Mourinhos ditën kur erdhi te Chelsea

Ish-futbollisti i Chelseat,  William Gallas, ka rrëfyer një sekret gjatë kohës që Jose Mourinho merrte për herë të parë në vitin 2004 drejtimin e bluve të Londrës,

Gallas që kishte fatin të punonte me Mourinhon atë kohë, ka zbuluar detaje interesante nga takimi i parë i tyre.

“Askush nuk e njihte kur ne e takuam. E dinim se ka fituar Ligën e Kampionëve me Porton, por takimin e parë me të e kishim në ‘Stamford Bridge’ para seancës së parë stërvitore”.

Lexo po ashtu Gallas zgjedh formacionin me bashkëlojtarët e tij më të mirë (Foto)

“Ai pati thënë se ka vetëm tre kampionë në skuadër, Claude Makelele ishte kampion, Ricardo Carvalho ishte kampion, Paulo Ferreira ishte kampion. Nuk ka tjetër lojtar këtu që ka fituar diçka. Nëse doni të fitoni diçka, ju duhet të më ndiqeni mua. Nëse më ndiqeni mua, do t’ua sjell juve suksesin”, tregon fjalët e para të Mourinhos mbrojtësi Gallas.

Gallasi kishte arritur të përshtatej mirë te Chelsea.