Telegrafi

Gallas i pasigurt për derbin ndaj Chelseat

Gallas ka lëndim në nyje që megjithatë nuk është shumë problematik, por ka edhe problem me syrin që është arsyeja kryesore për dyshimin e tij.

“Paraqitja e Gallas është e dyshimtë, për fat të keq nuk mund të them se ai do të luajë. Nyja do të bëhet mirë, por syri është ende shumë, shumë i pezmatuar”, ka thënë Wenger./Telegrafi/