Telegrafi

Gallas i gatshëm të vazhdojë me Arsenalin

The Mirror shkruan se Gallas do të nënshkruajë kontratën e re pasi bisedat në mes të klubit dhe agjentit të tij janë mbyllur. Francezi së fundi është lidhur me një largim nga Emirates, por dy palët kanë ‘arritur marrëveshje’, sipas burimeve të brendshme.

Topçinjtë u ofrojnë vetëm marrëveshje njëvjeçare lojtarëve që janë në të 30-tat, por një kompromis është shumë afër për të parë Gallas të nënshkruajë për një sezon me opsion të luajë edhe një tjetër nëse ai luan mjaft ndeshje.

Arritja e marrëveshjes pritet të bëhet e ditur në disa javët e ardhshme. /Telegrafi/