Telegrafi

Gallas i gatshëm të largohet nga Arsenal për PSG

Guardian shkruan se Gallas pritet të largohet, së bashku me një mbrojtës tjetër, Mikaël Silvestre, që po ashtu do të lejohet si lojtar i lirë nga topçinjtë.

Wenger ishte i gatshëm ta thyejë rregullin e tij sipas të cilit ai iu ofron vetëm nga një vit vazhdim kontratave të lojtarëve më të moshuar se 30 vjet, me Gallas të cilit i ofroi kontratë dyvjeçare por edhe një pagë dukshëm të zvogëluar.

Por, Gallas nuk është i gatshëm ta pranojë një ulje të pagës dhe Paris St-Germain, klubi nga vendlindja e tij, është i pari në listë për t’i ofruar atij një marrëveshje afatgjate, edhe pse për të janë të interesuar edhe klube nga Serie A. /Telegrafi/