Telegrafi

Gallas edhe dy vite në Arsenal?

The Sun shkruan se Gallas, 32-vjeçar, i është ofruar vazhdimi dyvjeçar i marrëveshjes dhe negociatat kanë filluar javën e kaluar.

Wenger nuk ka dashur të japë shumë detaje por ka konfirmuar se negociatat tashmë kanë filluar me mbrojtësin, i cili në fund të sezonit do të jetë pa kontratë.

“Po, ne kemi pasur bisedime. Po shkon mirë, por për momentin mendoj se është më mirë të mos flasim për këtë”, ka thënë Wenger./Telegrafi/