Telegrafi

Gallas do të fitojë kontratë të re

Sipas Sunday Mirror, 32-vjeçari francez ka edhe dhjetë muaj nga kontrata e tij aktuale dhe mund të largohet nga klubi si transferim i lirë në muajin qershor.

Por menaxheri Arsene Wenger ka qenë tepër i impresionuar me formën e Gallas gjatë 12 muajve të fundit dhe dëshiron që ai të luajë së paku edhe një sezon tjetër.

Gallas ka shijuar një rikthim të formës që kur e humbi shiritin e kapitenit 18 muaj më pas, pasi publikisht kritikoi bashkëlojtarët e tij.