Site icon Telegrafi

Galeria Kombëtare e Shqipërisë ekspozon veprat e fondit në pikturë, vizatime, skulpturë dhe karikatura

Pa bujë dhe as ceremoni hapjeje, si një ngjarje e zakonshme, Galeria Kombëtare e Shqipërisë nxjerrë nga fondi, 600 vepra në një ekspozitë të vetme.

Arti pamor prezantohet që nga vepra më e hershme e Thedhor Gjinit (portret i Skënderbeut realizuar në fillim shekullin e XX), vazhdon me Kol Idromenon, Vangjush Mion, Ibrahim Kodrën, Edison Gjerkon, Sali Shijakun dhe përfundon me veprat e vitit 1989, kompozim i Edi Ramës, apo veprën e përbashkët të Edi Hilës dhe Ardian Pacit, për t’u përmbyllur me abstraksionin e 1999-ës të Besim Tules.

Në këtë ekspozitë të veçantë ka edhe 364 skulptura, 33 karikatura dhe 84 vizatime.

Vizitorët e parë janë studentët e pikturës. /ABC News/

Exit mobile version