Samsung Galaxy Z Flip është një telefon i palosshëm prej 1,380 dollarësh, por çmimi i lartë nuk ka ndaluar fansat ta dëshirojnë atë.
Samsung thotë se Galaxy Z Flip tani shitet në të gjitha kanalet në internet në Shtetet e Bashkuara.
Gjigandi elektronik i Koresë së Jugut shton se Galaxy Z Flip gjithashtu nuk është në dispozicion në shumicën e shitoreve me pakicë.
Samsung thotë se kërkesa e klientëve ka tejkaluar pritjet e kompanisë, pasi edhe versioni special, Galaxy Z Flip Thom Browne është shitur gjatë fundjavës.
Telefoni i palosshëm do të kthehet në magazinë më 21 shkurt përmes dyqaneve online. /Telegrafi/