Samsung pritet të zbulojë Galaxy Z Flip 5G muajin e ardhshëm, ndërsa konkurrenca nga kompanitë tjera ka qenë jashtëzakonisht e madhe.
Tashmë edhe Huawei është raportuar se futet në skenë.
Gjiganti i teknologjisë kineze dyshohet se po punon në telefonin e vet, i cili do t’i bëjë konkurrencë Z Flip nga Samsung, transmeton Telegrafi.
New foldable from Huawei allegedly called 'Mate V' is coming 👀 Looks similar to Samsung Galaxy Z Flip, but with more cameras and a notch with 3D face recognition pic.twitter.com/kpwQhIHVId
— Ben Geskin (@BenGeskin) July 7, 2020
Njoftuesi në Twitter, Ben Geskin, ka postuar atë që raportohet se do të quhet Huawei Mate V, e cila do të duket “e ngjashme me Samsung Galaxy Z Flip, por me më shumë kamera dhe një nivel me njohje 3D të fytyrës”.
Duket jashtëzakonisht shumë i ngjashëm si Galaxy Z Flip, megjithëse nuk e dimë se sa i madh do të jetë celulari.
Ky nuk është telefoni i parë i palosshëm i kompanisë – ajo lëshoi Mate X vitin e kaluar edhe pse ky telefon i mençur nuk hyri kurrë në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.
Sigurisht, Huawei është në disavantazh pasi nuk mund të ofrojë aplikacionet e Google, dhe po përballet me disa sfida në tregtimin e tij në Britaninë e Madhe dhe SHBA, kështu që telefoni mund të mos dalë as në territoret lokale.
Por nëse arrin të menaxhojë këtë situatë, Galaxy Z Flip 5G mund të kishte një rival të madh në këtë drejtim. /Telegrafi/