Samsung ka pasur një vit mjaft të mirë, ku në vitin 2017 ka sjell disa nga celularët e mençur më të mirë për momentin.
Që të dy celularët – Galaxy S8 dhe Note 8 – kanë dizajne mahnitëse, kamera të teknologjisë më të avancuar, ekrane të karakteristikës ‘Edge’, dhe këto karakteristika i mbajnë këta dy celularë larg konkurrencës, transmeton Telegrafi.
Por, duket se së shpejti do të vjen një pajisje e re e cila do t’i le në hije që të dy këto pajisje.
I menduar të quhet ‘Galaxy X’, Samsung pritet ta sjell celularin më të mirë në botë.
Disa skica të zbuluara nga ‘LetsGoDigital’ tregojnë se Galaxy X mund të paloset në gjysmë, duke e bërë atë mjaftueshëm të vogël sa për ta mbajtur në xhep, por që mund të shpaloset prapë për ta shijuar ekranin e madhësisë gjigante.
Dizajni i këtij celulari është mjaft i ngjashëm me celularët e vjetër, kur edhe kishte filluar revolucioni i celularëve të mençur.
Specifikat e brendshme të Galaxy X nuk janë zbuluar ende, prandaj mbetet e paqartë se sa i shpejtë do të jetë.
Sa i përket datës së lansimit, disa raporte kanë sugjeruar se Galaxy S mund të vjen gjatë vitit të ardhshëm, por që viti 2019 është më i bindshëm.
Megjithatë, pavarësisht se Galaxy X nuk do të vjen në muajt e ardhshëm, adhuruesit e Samsung do të mund ta shijojnë Galaxy S9 në muajt e parë të vitit 2018.
Galaxy S9 pritet të prezantohet në ‘Mobile World Congress’ në Barcelonë, ndërsa pritet të ketë një procesor të ri, kamerë dual-lens, dhe skaneri Fingerprint pritet të rikthehet në pjesën e përparme të ekranit. /Telegrafi/