Telegrafi

Galaxy X, koncepti i telefonit me 8GB RAM që palohet dhe bëhet tablet (VIDEO)

Galaxy X vazhdon të mbetet një mister në botën e telefonave të mençur duke i lënë të gjithë të hamendur dhe në pritje se kur do të mund të kemi pamjet e para të telefonit të palueshëm nga Samsung.

Kompania ka pohuar se një telefon fleksibil është në agjendën e tyre, megjithatë ende nuk dihet se kur ose në çfarë forme mund ta shohim atë.

Tani, disa imazhe kanë shfaqur një koncept të ri të Galaxy X që duket sikur një tablet hibrid, i cili mund të palohet dhe të marr formën e telefonit.

3D dizajnerët në Tech Configurations kanë krijuar një 3D render të Galaxy X, të bazuar në informatat e deritanishme, dhe spekulimet e ndryshme. Koncepti interesant që është publikuar në YouTube shfaq një pajisje me ekran QHD AMOLED prej 5 inç që mund të transformohet në tablet 7 inçësh, me ekran 4K dhe pa korniza.

Dizajni i imagjinuar i jep Galaxy X specifika të fuqishme, duke përfshirë procesorin Snapdragon 835, hapësirën ruajtëse prej 128GB dhe RAM memorien me 8GB.