Telegrafi

Galaxy Tab WiFi për vetëm 299 funta

Përderisa të gjithë ishin në npritje që Samsung të lansojë modelin WiFi për modelin e parë Galaxy Tab deri në fund të vitit, Amazon tashmë të njëjtin e ka vënë në shitje për jo më shumë se 299 funta. 

Fillimisht ky model i tabletit të Samsung është në dispozicion vetëm për para-porosi, ndërsa pritet që i njëjti të paraqitet edhe në dyqanet e Samsung për koston e njëjtë.

Modeli i Galaxy Tab WiFi posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, Android 2.2 Froyo, kamerën e pasme me pesë mega-piksel, si dhe atë frontale e cila mund të përdoret për video-komunikim.

Procesori i këtij tableti është 1GHz i cili posedon 1GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme e cila është e integruar, ndërsa merret vesh se shitja e këtij modeli do të fillojë që nga dita e nesërme, përkatësisht data 31 mars 2011. / Telegrafi /