Telegrafi

Galaxy Tab 3 dhe Note 3 prezantohen në IFA Berlin 2013?

Në ndërkohë është thënë se Samsung gjatë kësaj jave e ka prezantuar fabletin e saj të ri Galaxy Note 3 tek partneri i saj amerikan, operatori më i madh mobil në SHBA, AT&T.

Sipas burimeve jo-zyrtare nga Sammobile, Samsung Galaxy Note 3 do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5.9 inç, me rezolucion full HD me 1920 x 1080 piksel, si dhe procesorin e fuqishëm të pajisjes 8 core Exynos 5 Octa.

Megjithatë, për momentin këto janë të dhëna jo-zyrtare, dhe ende nuk dihet nëse të gjitha këto detaje të dhëna do të jenë të përfshira në modelin e ri të fabletit të Samsung, / Telegrafi /