Telegrafi

Galaxy Tab 11.6 më i mirë se iPad 3!

Siç sugjeron edhe emri, Samsung Galaxy Tab 11.6 do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 11.6 inç me rezolucion prej 2650 x 1600 pikselëve, që i bie se ka rezolucion më të madh se iPad’i i ri i Apple.

Lajmi për tabletin e ri të Samsung vjen nga Pocket Lint, të cilët kanë thënë se Samsung e ka konfirmuar lajmin dhe do ta bëjë atë publik në një ngjarje të veçantë, e cila do të mbahet në Austin, Texas.

Mbetet të shihet nëse tableti i ri i Samsung do të jetë më i mirë sesa iPad 3, edhe sa i përket performansave tjera. / Telegrafi /