Telegrafi

Galaxy S8, telefoni më i shitur në Android tani ka çmim të zbritur në dyqanet e IPKO (Video)

Telefoni që më së miri e përfaqëson sistemin operativ Android tani është ka çmim të zbritur në dyqanet e IPKO’s

Samsung Galaxy S8 është modeli më i ri i prodhuesit jugkorean, përkatësisht modeli premium i Samsung që vjen me ekranin cilësor në 5.8 inç në Super AMOLED, rezolucion prej 1440 x 2960 pikselëve, si dhe me xhamin Gorilla Glass 5 në pjesën  e përparme dhe të pasme, gjë që i jep telefonit më të mirë të Samsung një qëndrueshmëri më të madhe në përdorim.

Por këtë herë Samsung Galaxy S8 ka shkuar edhe një hap më tej, sepse siç dihet kompania ka vendosur që ta eleminojë tastin fizik Home. Samsung Galaxy S8 gjithashtu përdor edhe ekran të lakuar dhe bashkë me specifikat tjera të avancuara të telefonit rezultojnë me një shfaqje fantastike të ekranit, një ndjenjë të shkelqyer në dorë  me dimensione shumë kompakte. Samsung Galaxy S8 është cilësuar si modeli më i avansuar në treg aktualisht.

https://www.youtube.com/watch?v=lk-p9DhEPUs

Në këtë model është përdorë edhe procesori i ri Snapdragon 835 me 8 berthama 4*2.35ghz (grafika (4×2.3 GHz & 4×1.7 GHz) – EMEA Octa-core (4×2.35 GHz Kryo & 4×1.9 GHz Kryo) që mundëson një shpejtësi të madhe dhe një efikasitet shumë më të madh sesa versionet paraprake. Në dispozicion janë edhe 4GB RAM për përformancë të jashtëzakonshme.

Sa i përket hapsirës së brenshme, në Galaxy S8 janë në dispozicion 64GB, hapësirë e  cila mund të zgjerohet edhe më shumë përmes SD kartelës, më saktë deri në 256GB.

Ndër cilësite tjera që duhet përmendur tek Samsung Galaxy S8 është edhe sensori për gjurmë të gishtrinjëve i vendosur në pjesën e pasme, skeneri i syrit dhe mundësia e njohjes së tipareve të fytyrës.

Samsung ka ruajtur të gjitha vetitë e mira nga modeli paraprak duke përfshirë edhe certifikimin IP68 që e bënë telefonin rezistent ndaj pluhurit dhe ujit deri në thellësi 1.5m në kohëzgjatje 30 min.

Në vend të mikro USB tani është vendosur versioni USB i tipit C, ndërsa është mbajtur porti me 3.5 mm për kufje, që e bënë këtë një lajm të mirë për adhuruesit e muzikes.

Samsung Galaxy S8 është i pajisur me kamerën 8 MP,( f/1.7 grafike) në pjesën e përparme, derisa kamera kryesore është me rezolucionin prej 12 MP me dual piksel.

Samsung Galaxy S8 vazhdon të ketë një ndër kamerat më të mira në treg që realizon foto të mira në mungesë të dritës, ose dritës më të ulët.

Tani me Samsung Galaxy S8 për herë të është edhe Bixby – asistenti virtual apo një konkurrent i SIRI të Apple. Qasja në këtë aplikacion është e mundur përmes një tasti në anën e majtë, që përdoruesit i këshillon për përdorimin e mëtutjeshëm.

Me Samsung Galaxy S8 vjen edhe përvoja e re e videolojërave  të cilat janë me një grafikë të jashtëzakonshme së bashku me pakon gamepack të lojërave.

Mbështet 4G me një modem të kategorisë 16 me kapacitet shkarkimi deri në 1GB/s, internetin më të shpejtë mobil të cilin e ofron operatori IPKO.

Samsung Galaxy S8 vjen me sistemin operativ Android 7.0 (Nougat), e bashkë me të edhe bateria me 3000 mha, mbushja pa tela, si dhe siguria  e bazuar në platformën e SAMSUNG KNOX, e cila është e  standarteve më të larta të mundshme.

Çmimi Samsung Galaxy S8  në IPKO është me 735.95 €