Telegrafi

Galaxy S7 me baterinë më të mirë në Android?

Galaxy S7 thuhet se do të vijë me jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë në krahasim me Galaxy S6, ndërsa lajmi vjen nga Eldar Murtazin i cili ka lëshuar një screenshot në lidhje me baterinë e telefonit.

Galaxy S7 me sa duket do të ketë një jetëgjatësinë më të mirë të baterisë, e cila do të zgjasë prej rreth dy ditë dhe e njëjta gjithashtu mundëson video-lojëra deri në 17 orë me backlight maksimal. Bateria e Galaxy S7 është e thënë të jetë me 3000 mAh.
Galaxy S7 është thënë se do të vijë edhe me një ekran prej 5.1 inç me rezolucion Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve, si dhe me dy procesorë të ndryshëm në varësi të rajonit, një është Snapdragon 820, e tjetri është Exynos 8990.

Karakteristikat tjera që thuhet se do të jenë në Samsung Galaxy S7 përfshijnë 4GB RAM dhe një mundësi zgjedhje për memorien e brendshme që përfshin 32GB ose 64GB bashkë edhe me portin për microSD për hapësirë shtesë.

Galaxy S7 do të ofrojë edhe kamerën e pasme me 12MP të Samsung BRITECELL, ndërkaq kamera tjetër përpara do të ofrojë 5MP. Prezantimi i Galaxy S7 do të bëhet në Kongresin Botëror Mobil, ndërsa paraqitja e këtij telefoni në dyqane pritet të ndodhë më 11 mars.