Samsung do t’i ofrojë modelet e saj të fundit të telefonave Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge në 60 tregje në të gjithë botën më 11 mars. Por kësaj radhe, në ditën e parë kur fillojnë shitjet e këtyre telefonave në tregun global është përfshirë edhe Kosova.
GAMA Electronics si distributori i autorizuar i Samsung tashmë i ka marrë modelet e para të Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge, dhe do ta fillojë shitjen e tyre më 11 mars, sikurse çdokund tjetër në botë.
Si një përmbledhje të shpejtë, Samsung Galaxy S7 përmban ekranin me 5.1-inç në qHD, 4GB RAM, procesorin Exynos 8890 / Snapdragon 820, 32GB memorie të brendshme, microSD kartelë, një bateri me 3000 mAh dhe Android 6.0.
Galaxy S7 Edge nga ana tjetër sjell disa ndryshime në krahasim me Galaxy S7, duke përfshirë një ekran më të madh prej 5.5-inç dhe baterinë më të madhe prej 3,600 mAh.
Galaxy S7 do të ofrojë edhe kamerën e pasme me 12MP të Samsung BRITECELL, ndërkaq kamera tjetër përpara do të ofrojë 5MP.