Telegrafi

Galaxy S5 ju njofton kur foshnja qan

Aplikacioni i cili është shtuar së fundmi në menynë e Samsung Galaxy S5 ofron një funksion i cili e përdor mikrofonin e telefonit për ta monitoruar zërin e foshnjes e cila është afër dhe të njoftojë përdoruesin kur foshnja qan.

Nëse Samsung Galaxy S5 e detekton një foshnje duke qarë, automatikisht do ta dërgojë një njoftim tek ora e Samsung Galaxy Gear, në formë të njoftimit vibrues.

Ky funksion punon vetëm atëherë kur Samsung Galaxy S5 është në të njejtën dhomë me foshnjën, apo rreth një metër larg saj, përderisa në dhomë nuk ka ndonjë zhurmë e cila do ta pengonte pranimin e zërit. / Telegrafi