Telegrafi

Galaxy S3 Alpha lansohet në Japoni!

Tani, në Japoni ka dalur pajisja që duket se është modeli më i ri i linjës Galaxy S3 dhe thirret Samsung Galaxy S 3 Alpha. Ky version nuk do të vij në mbështjellës të ri por do të ketë edhe harduer tjetër, të ngjashëm me atë të Galaxy Note 2.

Procesori i pajisjes së re është i ngjashëm me Exynos 4412 1.6 GHz ndërsa pajisja posedon gjithashtu edhe 2gb RAM. Produkti vjen me sistemin e fundit operativ të Google, Android 4.1 Jelly Bean dhe teknologji LTE.

Ende nuk ka informata rreth çmimit dhe dërgesave jashtë Japonisë. /Telegrafi/