Site icon Telegrafi

Galaxy S20 Lite mund të vijë më herët sesa pritej?

Para pak kohës është raportuar se gjiganti jugkorean Samsung ka plane për të lansuar modelin e ri të Galaxy S20 Lite. Mirëpo tani mediat koreane raportojnë se kjo gjë pritet të ndodhë pak para kohe, dhe se data e prezantimit të modelit të ri të telefonit nga ana e Samsung mund të ndodhë gjatë muajit tetor.

Galaxy S20 Lite thuhet se për shkak të lapsit digjital dhe ngjashmërisë me fabletin Note, mund të vijë në treg me emrin komercial “Galaxy S20 Pen Edition”.

Nëse bazohemi në raportet e mëhershme mediale, telefoni i ri i Samsung pritet se do të vijë me ndërfaqen e kompanisë One UI 2.5, si dhe procesorin e ri Snapdragon 865.

Burimet e ndryshme mediale kanë përmendur gjithashtu se shumica e modeleve të reja të Samsung priten të debutojnë në gjysmën e dytë të vitit, duke përfshirë Note 20 që thuhet se do të vijë gjatë muajit gusht, së bashku me Z Flip 5G, ndërsa Galaxy Fold 2 duhet të shfaqet më vonë, përkatësisht përgjatë muajit shtator.

Exit mobile version