Site icon Telegrafi

Galaxy S11 mund të vijnë me ekrane shumë të mëdha dhe 5G

Pajisja e gjeneratës së ardhshme të Samsung, Galaxy S11, nuk do të nisë deri në shkurt të vitit 2020, por mulliri i thashethemeve tashmë është plotësisht funksional.

Sipas lajmëtarit të besueshëm të të gjitha pajisjeve të lëvizshme, evleaks, Galaxy S11 do të vijë në tre madhësi të ekranit – 6.2 ose 6.4 (Blass nuk është i sigurt), 6.7 dhe 6.9 inç.

Kjo është një rritje mjaft e madhe në krahasim me Galaxy S10, i cili është në dispozicion në 6.1 inç (Galaxy S10), 6.4 (Galaxy S10+) dhe 6.7 inç (Galaxy S10 5G).

Është e paqartë se si do të emërohen modelet e reja, por Blass thotë se të tre do të jenë në dispozicion në variante 5G dhe LTE, me modelin më të madh që vjen vetëm me 5G.

Kjo do të nënkuptonte se formacioni i përgjithshëm do të përbëhej nga pesë modele gjithsej, duke e bërë atë lansimin më të madh për seritë Galaxy të Samsung deri tani.

Sipas Blass, të pesë telefonat do të kenë ekrane të lakuar dhe ato do të lansohen në mes të fund-shkurtit. /Telegrafi/

Exit mobile version