Site icon Telegrafi

Galaxy S11+ mund të vijë me 5 kamera në anën e pasme, shfaqen konceptet vizuele

Spekulimet zakonisht na tregojnë gjithçka që duhet të dijmë në lidhje me telefonat inteligjentë të ardhshëm. 

 

Thashethemet e fundit kanë qenë të lidhura me serinë e ardhshme Samsung Galaxy S11, dhe duket se janë zbuluar të gjitha. 

 

Pajisjet e para që pamë ishin Galaxy S11E dhe Galaxy S11, së bashku me disa rezultate vlerësimi për variantin 5G. 

Tani, falë @OnLeaks dhe CashKaro.com, ju mund të merrni një ide mbi atë që do të debutojë në Samsung Galaxy S11 +.

 

Varianti më i fuqishëm i serisë Galaxy S11 ndoshta do të lansohet në shkurtin e ardhshëm. 

 

Tani, janë shfaqur disa koncepte të kësaj pajisje dhe megjithëse nuk duket se do të ketë port për kufje, mund të gjejmë pesë kamera në panelin prapa. 

Mund të mos na pëlqejë dizajni i ri i kamerës në serinë Samsung Galaxy S11, por mbase ky planifikim i ri i kamerave kishte një qëllim që në fillim. 

 

Këta 5 sensorë do të përfshijnë një aparat fotografik kryesor 108MP, një telofoto me 5x zoom optik dhe stabilizim të imazhit. 

 

Gjithashtu mund të marrim një lente me kënd shumë të gjerë, një sensor ‘Time of Flight’ dhe një sensor laser automatik.

 

Funksioni i sensorit të fundit është akoma i panjohur, por ajo që dimë është se S11 + mund të vijë me një Qualcomm Snapdragon 865 ose një procesor Exynos 990, dhe mbase një panel ekrani me shpejtësi të rifreskimit 120Hz. /Telegrafi/

Exit mobile version