Kamera mund të jetë një nga aspektet më emocionuese të Samsung Galaxy S11, me thashethemet e kaluara që tregojnë për një sensor 108MP dhe një lente e aftë për 5x zmadhim optik – por tani tingëllon se lentet e zmadhimit mund të jenë edhe më mbresëlënëse.
Njoftuesi i Twitter-it, UniverseIce, ka shkruar se “S11 nuk ka vetëm një zmadhim optik normal 5x”.
Ai nuk tha çfarë do të thotë kjo, dhe nga formulimi tingëllon sikur mund të ketë diçka të veçantë ose të pazakontë në lidhje me të.
Në një përgjigje në këtë postim ai gjithashtu deklaroi se Samsung Galaxy S11 me siguri do të jetë pak më i trashë se Galaxy S10 7.8 mm.
Në ndërkohë, sipas The Elec (një sit i lajmeve të teknologjisë së Koresë së Jugut), MecaTech Systems është duke furnizuar bazat për një aparat fotografik të palosur në Galaxy S11.
Kjo mund të jetë ajo për çka po flet @UniverseIce në kuptimin që teknologjia nuk është e zakonshme. /Telegrafi/