Konceptet e dizajnit që kishim parë deri tani pë Galaxy S11 fatkeqësisht, ishin diçka që kishim parë tashmë në telefonat e tjerë inteligjentë.
Tani, dizajni mbetet i njëjtë, por këto koncepte të reja e bëjnë aparatin fotografik të duket më tërheqës.
Samsung Galaxy S11 i ardhshëm po fillon të duket i shkëlqyeshëm.
Prezantimet e fundit nga @OnLeaks dhe CashKaro duken të mahnitshme.
Gjithashtu, u publikua një raport nga faqja e internetit izraelite Girafa që thotë se seria S11 do të nisë më 11 shkurt në San Francisko, California.
Mund të shohim poashtu lansimin e Samsung Galaxy Fold 2 gjatë kësaj ngjarje, dhe tani na mbetet vetëm të presim dhe të shohim nëse po marrim Galaxy S11 ose një Samsung Galaxy S20 të ri. /Telegrafi/