Site icon Telegrafi

Galaxy S10+ mund të vijë me pesë kamera

IPhone XS Max tani është lansuar zyrtarisht, dhe ne kemi parë tashmë të gjitha detajet, pamë edhe misionin e Apple mbi pajisjen dhe kemi idenë tonë të parë mbi telefonat e ri të kompanisë.

Hapi tjetër i madh strategjik i Samsung janë Galaxy S10 dhe Galaxy S10 +; dy telefona që do të lansohen brenda qerekut të parë të 2019.

Si zakonisht, ne presim disa përditësime mjaft të rëndësishme për dizajnin, specifikat dhe performancën e përgjithshme të pajisjeve.

Por një fushë që Samsung po e merr me shumë seriozitet është kamera.

Sipas disa raporteve, Samsung Galaxy S10 + mund të shfaqë deri në pesë kamera – tre në anën e pasme, dy në pjesën e përparme.

Sidoqoftë, ky konfigurim i kamerës me pesë sensor do të rezervohet për Samsung Galaxy S10 +, ndërsa pajisjet e tjera – Galaxy S10, për shembull – do të kenë sensorë të dyfishtë në anën e pasme dhe një sensorë me kënd të gjerë në pjesën e përparme.

Techno Buffalo deklaron se Samsung do të ndjekë hapin e Apple dhe do të lansoj një trio të telefonave Galaxy S10 në Q1 2019.

“Të tri pajisjet pritet të shfaqin një lente me kënd të gjerë 12MP (FOV 78-shkallë) dhe një lente me kënd të gjerë 16MP (FOV 123-shkallë). Galaxy S10 Plus do të jetë modeli i vetëm që do të shfaqë një lente telefoto të tretë 13MP (45-FOV). Ashtu si Galaxy S9, të tre modelet Galaxy S10 do të mbështesin teknologjinë e hapjes së dyfishtë të Samsung (f / 1.5 dhe f / 2.4). ” pohon burimi i TB, përcjell Telegrafi.

Samsung Galaxy S10, çfarëdo që të ndodhë, do të ketë një konkurrencë mjaft të ashpër. IPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR kanë të njëjtin procesor – dhe është njëri ndër prej më të mirëve në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version