Site icon Telegrafi

Galaxy S10 mund të jetë më i hollë se S9 Plus, edhepse ka bateri më të madhe

Ndërsa Samsung Galaxy S10 Plus thuhet se ka një ekran më të madh dhe një bateri më të madhe se Samsung Galaxy S9 Plus, ndoshta nuk do të jetë pajisje më e trashë.

Kështu thuhet sipas lajmëruesit të besueshëm @UniverseIce, i cili ka thënë se Galaxy S10 Plus do të jetë vetëm 7.8mm i trashë dhe do të ketë një bateri prej 4,100mAh. Kjo është në kontrast me Galaxy S9 Plus, që është 8.5mm dhe ka një bateri prej 3.500mAh.

Këto pretendime rreth Samsung Galaxy S10 Plus nuk janë të reja. Kemi dëgjuar shumë herë se pajisja do të jetë 7.8 mm e trashë, dhe burimi i njëjtë ka thënë më parë se do të ketë një bateri prej 4,100 mAh.

Sidoqoftë, informata duhet të mirret me dyshim tani për tani, veçanërisht pasi nuk është e qartë se si do të arrihej kjo.

Nuk nuk do të duhet të presim shumë kohë për të kuptuar nëse këto thashetheme janë të vërteta, pasi Galaxy S10 Plus – së bashku me Samsung Galaxy S10 – do të lansohen më 20 shkurt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version