Samsung Electronics paralajmëroi investitorët se do të bëjë shumë më pak para në këtë tremujor dhe kompania sapo ka raportuar të ardhurat e tremujorit të parë që tregojnë fitimet u ulën me 60 përqind krahasuar me vitin e kaluar, nga reth 13.4 miliardë dollarë në rreth 5.3 miliardë dollarë.
Por ndryshe nga Google, kompania nuk fajëson telefonat e shtrenjtë për çdo gjë – Samsung thotë se linja e Galaxy S10 u shitën mirë, me kompaninë që dërgoi 78 milionë telefona në përgjithësi (si dhe 5 milionë tabletë).
Samsung pritet të dërgojë më shumë telefona në tremujorin e ardhshëm.
Arsyet e deklaruara për rënien janë kryesisht të njëjtat si tremujori i fundit: rënia e kërkesës për çipa kujtese, e cila krijon shumicën e profitit, si dhe rënia e kërkesës për ekrane.
Kompania thotë se gjërat duhet të përmirësohen në gjysmën e dytë të vitit, me më shumë kërkesa për memorie ‘flash’ në serverë, si dhe telefona me 256GB hapësirë të ruajtjes. /Telegrafi/